16 Prill 2024

ASK debaton për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

Prishtinë, 10 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), organizon debatin publik lidhur me projektligjin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Ky debat organizohet duke e konsideruar rëndësinë e këtij projektligji në sigurimin e të dhënave që do të mundësojnë planifikim dhe zbatim të politikave zhvillimore, krijimin e bazës për të dhëna statistikore mbi karakteristikat demografike dhe socio-ekonomike në vend, hulumtime shkencore etj."

ASK vlerëson se përfshirja e shfrytëzueseve në hartimin e Ligjit është e rëndësishme për të fuqizuar tërë projektin e Regjistrimit.

Në këtë kuptim, një debat i mirëfilltë me palët e interesit sipas ASK-së do të ndihmojë si për qasje nga shfrytëzuesit për procesin e Regjistrimit po ashtu për të vlerësuar nëse është interes nacional për të fuqizuar pikat e ndryshme në ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)