19 Prill 2024

Asambleja e Shoqatës së Bankave të Kosovës zgjodhi kryesinë

Prishtinë, 2 qershor - Shoqata e Bankave të Kosovës ka mbajtui mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme me ç‘rast zgjodhi kryesinë e re dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve për mandat dy-vjeçar.

Gjatë kësaj mbledhje, me vota unanime për pozitën e Kryetarit të Bordit është rizgjedhur: Albert Lumezi, Kryeshef Ekzekutiv i NLB Banka ndërkaq Nënkryetar i Bordit u zgjodh: Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija uroi rizgjedhjen e kryetarit të Bordit, Albert Lumezi, dhe zgjedhjen e nënkryetarit Suat Bakkal duke potencuar se viti që lam pas shkaktoi sfida dhe vështirësi të mëdha për të gjithë, mirëpo angazhimi dhe koordinimi përmes Shoqatës së Bankave të Kosovës, së bashku me bankat komerciale në vend, autoritetet shtetërore dhe palët bashkëpunuese ka bërë që kreditimi i ekonomisë dhe shërbimet bankare të vazhdojnë pa ndërprerje  dhe njëkohësisht është siguruar stabilitet dhe siguri për sektorin bankar në vend.

Me këtë rast Z. Albert Lumezi tha se sektori bankar ka dëshmuar se funksionon në mbështetje të ekonomisë së vendit si në kohë të zhvillimit ekonomik ashtu edhe në situata të vështira siç ishte pandemia.

''Sektori bankar ka një rëndësi të madhe  për ekonominë e vendit, për rritjen e qasjes në financa, rritjen e punësimit dhe funksionimin e hallkave të  tjera të ekonomisë.''

"Prandaj besoj fuqimisht se me përpjekjet e përbashkëta dhe vazhdimin e bashkëpunimit shumë të mirë të gjithë anëtarëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës do të tejkalojmë të gjitha sfidat që janë të pranishme në sektorin bankar dhe në mjedisin e jashtëm të të bërit biznes.”
 
Ndërsa Suat Bakkal falënderoi anëtarët e Asamblesë për mbështetjen e tyre për mandatin e dy viteve të ardhshme.

Me këtë rast ai tha se Industria jonë do të përballet me konkurrencë të fortë, kërkesa të mëdha rregullative dhe kërkesa me standarde të larta për qeverisje gjatë kësaj periudhe.

''Prandaj, besoj që me një bashkëpunim shumë të mirë me Kryetarin Lumezi dhe Anëtarët e Bordit do të mbajmë të shëndetshëm sektorin bankar në mënyrë që të jetë i gatshëm për mbështetjen afatgjate ekonomike të Kosovës”, theksoi Bakkal.

Anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës u konfirmuan: Robert Wright - CEO Raiffeisen Bank Kosovë, Eriola Bibolli - CEO ProCredit Bank Kosovë, Orçun Ozdemir - CEO TEB, Shpend Luzha - CEO Banka Ekonomike, Arton Celina - CEO Banka për Biznes, Oguzhan Ceylan - Drejtor i Përgjithshëm IS Bank - Dega në Kosovë, Meriton Sunduri - Drejtor i Përgjithshëm Ziraat Bank - Dega në Kosovë, Selman Lamaj - CEO Credins Bank Kosovë dhe Petrit Balija - CEO SHBK.  

Ndër temat e diskutuara në këtë takim ishin edhe Ligji për Banka dhe tema tjera me rëndësi për sektorin bankar ndërsa, u vlerësua lartë puna aktuale e Shoqatës së Bankave të Kosovës në përfaqësimin e sektorit bankar dhe menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kritike gjatë situatës së pandemisë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të sektorit bankar dhe rritjes së qasjes në financa për qytetarët dhe bizneset e Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)