18 Tetor 2021

Arrestohet një zyrtar doganor në Vërmicë

Prizren, 17 shtator - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë pas pranimit të një informate përmes rrugëve zyrtare, se një zyrtar Doganor në Pikë Kalimin e Vermicës është duke e keqpërdorur detyrën zyrtare dhe njëkohësisht  pranuar mito njësit e hetimeve të doganës kanë arrestuar këtë zyrtar.

Zyrtarët e Hetimeve të  Doganës së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar zyrtarin Doganor dhe e kanë dërguar në mbajtje për 48 orë.  

Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 te Kodit Penal te Kosovës.

Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë