28 Mars 2024

Ambasadori Abbott rikonfirmon vazhdimin e mbështetjes ndaj ATK-së

Prishtinë, 10 nëntor - Sot ambasadori i  Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë z. Nicholas Abbott ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e ambasadorit Abbott kishte në fokus përkrahjen e shtetit britanik për institucionin e ATK-së, të cilës asnjëherë nuk i ka munguar.

Veç tjerash, theksoj se puna profesionale që ATK është duke bërë në zhvillimin e Departamentit të Inteligjencës Financiare, pastaj në trajtimin e borxheve dhe reformat në shërbimet e tatimpaguesve, janë shumë të rëndësishme për një sistem tatimor të harmonizuar më shtetet e zhvilluara.

Abbott, ka vlerësuar punën që ka bërë ATK deri më tani, por edhe në periudhën kritike të pandemisë, gjatë të cilës tatimpaguesve dhe qytetarëve u janë ofruar shërbime digjitale, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik.

ATK vazhdon të ketë përkrahje nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, si në avancimin e ekspertizave, po ashtu edhe me ofrimin e pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre dhe të ngrisin rezultatet në identifikim të mashtrimeve tatimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)