24 Prill 2024

A.B akuzohet për shmangie nga tatimi

 Prishtinë, 15 shtator - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet A.B.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri i lartcekur me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i përfshin të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit mbi vlerën të shtuar, në vlerë të përgjithshme prej 80,696.50 euro, dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri A.B., ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)