Prishtinë, 25 korrik - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka pranuar zyrtarisht Aprovimin e Eurostatit për Klasifikimin e Rajoneve Statistikore (NUTS). Në një letër nga Drejtoresha e Përgjithshme e Eurostatit, znj. Mariana Kotzeva, dërguar... Lexo
New York, 22 korrik - Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredisë, Fitch Ratings, njoftoi se panorama në lidhje me mjedisin global të kredisë ka vazhduar... Lexo
Prishtinë, 21 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për... Lexo
Ngjarjet e datës 15 gusht 2022
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)
- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)
- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)
- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)
- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial në Prekaz, ora 16:35)
- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi" mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)