16 Prill 2024

75% e rasteve të denoncuar për evazion tatimor kanë rezultuar me gjoba

Prishtinë, 21 prill - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën pikë/zyrë të ATK-së. 

Përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarë/tatimpaguesit mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncuesi i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit. Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba.

Përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar.

Së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi. Po ashtu, kjo platformë u jep mundësin qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtor të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncoin punëdhënësin e tyre.

Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara.

Administrata Tatimore fton qytetarët që të vazhdojnë të jenë partner në luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, po ashtu u siguron se për çdo rast të raportuar do të mbeten konfidencial!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)