25 Shtator 2021

300 familje nga asistenca sociale në Gjilan përfitojnë nga shoqata “Reliefi Islamik”

Gjilan, 30 korrik – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Reliefi Islamik”, kanë bërë sot shpërndarjen e ndihmave humanitare me mish për 300 familje nga lista e asistencës sociale.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemajli, gjatë shpërndarjes së mishit për familjet në nevojë, ka falënderuar shoqatën humanitare “Reliefi Islamik” për mbështetjen dhe aksionin humanitar, duke potencuar se familjet e përzgjedhura janë rastet më të rënda që janë në asistencën sociale.

“Reliefi Islamik” është donator i vazhdueshëm për familjet në nevojë dhe vazhdimisht mbështet familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Kjo shoqatë është nga mbështetësit më të shpeshtë që shpërndajnë ndihma, pako ushqimore dhe higjienike, në shenjë përkujdesjeje për familjet në nevojë. Sot ata kanë shpërndarë mish, ku secila familje ka marrë nga 5 kilogramë”, ka thënë drejtori Xhemajli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)