29 Mars 2024

Vëhet gurthemeli i qumështores për gratë kryefamiljare

Gjakovë, 13 qershor - Në Brekoc të Gjakovës është vënë gurthemeli i qumështores së re për grumbullimin e qumështit, dedikuar për fermeret  që merren me prodhimtari blegtorale.

Projekti i qumështores është iniciativë e organizatës “Medica Kosova” kurse donacioni  që kap vlerën 250 mijë euro, mbështetet nga Ministria Gjermanë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

 Në aktin solemn të vënies së gurthemelit ishin z, Blerand Stavileci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Pal Lekaj, kryetar i KK  të Gjakovës.

Përfituese në këtë projekt do të jenë  gratë kryefamiljare të komunës së Gjakovës që kanë humbur më të afërmit e tyre në luftën e fundit në Kosovë.

“Vendi ynë, ka thënë ministri Stavileci, mund të zhvillojë bujqësinë më mirë seç zhvillohen aktivitete në fushat tjera dhe në këtë rrugë të përbashkët unë jam i bindur se do të shënojmë suksese, sepse ky është interesi ynë i përbashkët  për ta zhvilluar vendin tonë. Ju premtoj se do të keni përkrahjen tonë për këtë sektor të bujqësisë, por edhe në sektorët e tjerë që janë me shkallë prioriteti, kështu siç është sektori blegtoral, ka thënë ndër të tjera ministri Stavileci para grave femere që ishin të pranishme në aktin e ceremonisë së venies së gurit themeltar.

 Kjo qumështore fillimisht do të startojë me prodhimin e dy produkteve, të djathit e  jogurtit, e më vonë do t’i zgjerojë kapacitetet prodhuese edhe me lloje të tjera  produktesh  qumështi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)