07 Shkurt 2023

Vazhdojnë trajnimet për zbatimin e legjislacionit në fushën e pylltarisë

Prishtinë, 17 dhjetor - Me qëllim të përmirësimit të shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve, tregtimit të drurit dhe zbatimit të ligjit në sektorin e pylltarisë, FAO përmes programit të financuar nga Ambasada Suedeze “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë” është duke mbajtur një seri trajnimesh për zyrtarët ligjorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë Pyjore të Kosovës, inspektorët e pyjeve, gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët.

“Zgjidhja më urgjente por edhe më vështirë është si të ndalen prerjet ilegale të pyjeve, të cilat janë të mëdha dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme për mjedisin dhe ekonominë e Kosovës. Sa herë që ne flasim me zyrtarët pyjorë, thonë se një prej problemeve kryesore për këtë gjendje qëndron në mosefikasitetin e trajtimit të lëndëve nga gjykatat”, tha Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR në hapjen e sesionit të tretë të trajnimit për aspektet e shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve.

Ky sesion që ka filluar të premtën dhe vazhdon të hënën, është përqëndruar në përgatitjen më të mirë të dokumentacionit të nevojshëm për paraqitjen e rasteve në gjykata.

Trajneri, një gjyqtar i njohur nga Kosova, po trajnon pjesëmarrësit për përgaditjen e dokumentacionit, llogaritjen e saktë të dëmit në bazë të legjislacionit për kompensimin e dëmit, kontrollimin më të mirë të kontratave të prerjeve, të licencave, lejeve për transport, tregti dhe përpunim.

Gjatë këtij sesioni po diskutohet edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për përgjegjësinë e inspektorëve të pylltarisë, rojeve dhe zyrtarëve të tjerë në rast të keqpërdorimit të përgjegjësive të tyre ligjore dhe pasojave në rast abuzimi.
 
Pjesëmarrësit e shohin këtë trajnim si një ngjarje shumë e dobishme dhe mundësi e veçantë që që të përmirësojnë njohuritë për të zhvilluar aftësitë e tyre për zbatimin e ligjit, duke i praktikuar proceduarat me efikase.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)