22 Tetor 2021

Vazhdojnë trajnimet mbi sëmundjen e derrave dhe biosigurinë e fermave

Romë, 6 tetor - FAO ka përfunduar një numër trajnimesh në pjesë të ndryshme në Kosovë për zbulimin dhe parandalimin e Mortajës afrikane të derrave (MAD) në fermat e derrave.  

Sëmundja u zbulua për herë të parë në vitin 2019 në Serbi, pas shpërdarjes së saj në Ballkanin Perëndimor. Meqenëse sëmundja është ende e pranishme në vend, rreziku që ajo të hyjë në vendet dhe zonat fqinje, përfshirë Kosovën, mbetet një kërcënim i vazhdueshëm.

Në përgjithësi, u mbajtën katër trajnime në zona të ndryshme me pjesëmarrjen e 47 pronarëve të derrave dhe 12 veterinerëve privatë. Materialet e trajnimit janë zhvilluar nga ekspertë të FAO-s dhe janë përshtatur me rrethanat vendore dhe janë përcjellur tek pjesëmarrësit nga Jeton Muhaxhiri, ekspert lokal i FAO-s në këtë fushë.

Trajnimi një ditor përbëhej nga dy pjesë. Në mëngjes, u bënë prezantime mbi ndikimin e Mortajës afrikane të derrave, si përhapet sëmundja dhe mënyrat e zbulimit të saj. Pasditja iu kushtua biosigurisë në fermat e derrave dhe diskutimit të qasjeve specifike për parandalimin e Mortajës afrikave të derrave.

"Përfshirja e pronarëve të derrave dhe veterinerëve privatë është një aspekt i rëndësishëm i gatishmërisë ndaj Mortajës afrikane të derrave," tha Jeton Muhaxhiri. "Rritja e derrave kryhet vetëm në zona të caktuara dhe është jetike që t'i drejtohemi këtyre komuniteteve për të rritur ndërgjegjësimin e tyre dhe për të dhënë këshilla se si mund t’a mbrojnë veten."

Në vitin 2019, FAO kreu një mision vlerësues për të përcaktuar kornizën e aktiviteteve të saj për sëmundjen e derrave në Kosovë.

Në të njëjtin vit, për të rritur kapacitetin laboratorik, FAO organizoi një vizitë studimore të dy diagnostikuesve laboratorikë nga Laboratori i Referencës Kombëtare në Qendrën Burimore të FAO -s për ethet afrikane të derrave në Madrid, Spanjë, e vendosur në Qendrën për Kërkimin e Shëndetit të Kafshëve.

Më vonë në vitin 2019, u mbajt një punëtori për gjuetarët për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sëmundjet tek derrat e egër. Vitin tjetër, një ushtrim simulimi u organizua në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në vitin 2021, FAO mbështeti vlerësimin e kapaciteteve për zbulimin e Mortajës afrikane të derrave, përfshirë financimin e dërgesave të paneleve nga Qendra Burimore e FAO-s për Mortajën  afrikane të derrave në Laboratorin Kombëtar të Referencës.

Së fundi, gjatë verës së vitit 2021, në një aktivitet të mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pas përhapjes së Mortajës afrikave në derrat e egër në Serbi, menaxherët e vendgjuetive u trajnuan mbi këtë sëmundje dhe  biosigurinë e gjuetisë.

"Në dy vitet e fundit ne u përqëndruam në të gjitha aspektet e gatishmërisë ndaj Mortajës afrikane të derrave dhe arritëm të përfshijmë të gjithë akterët kryesorë," tha Daniel Beltran-Alcrudo, këshilltar teknik për shëndetin e kafshëve.

"Ne besojmë se kemi hedhur themelet për të luftuar Mortajën afrikane të derrave dhe shpresojmë që trajnimet dhe materialet për ngritjen e vetëdijes do të ndihmojnë Kosovën edhe pas mbylljes së projektit të FAO-s."

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2021

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon diten e dytë të edicionit te 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Shfaqet video programi "Pranverë e përhershme, behar i vonuar" nga Protocinema në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi. (Kino Lumbardhi, ora 12:00)

- Mbahet dita e dytë e edicionit te tretë te festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 15:00)