25 Prill 2024

USAID-i ndihmon fermerët në kultivimin e perimeve

Prishtinë, 28 prill - Gjatë prillit 2010, Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë i USAID-it organizoi një trajnim me fermerë të Krushës së Madhe, Celinës, Xërxës dhe Mamushës për kultivimin e perimeve.

Trajnimi u implementua nga MASHAV, Agjencia e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. 

“Strategjia e KPEP-it për bujqësi zhvillohet rreth arritjes së kërkesave të tregut për përmirësimin e cilësisë së produkteve dhe zgjedhjes së varieteteve, së bashku me përmirësimin e trajtimit dhe ruajtjes në qendrat grumbulluese. 

KPEP i ka zgjedhur domatet dhe specat,” tha Këshilltari për Bujqësi i Programit për Ndërmarrje Private John Mackillop. 

Falë mundësimit nga USAID, në vitin 2009, Fermerët e Asociacionit Perdrini eksportuan mbi 2000 Mt të specave për përpunim në Maqedoni, Shqipëri dhe më gjerë në rajon. 

Pos kësaj, USAID i ka dhuruar dy makina për mbjelljen e fidanëve, për të vazhduar mbështetjen për pjesëmarrje të një grupi agronomëve dhe furnizuesve të farës në Panairin Growtech të Turqisë, për të identifikuar varietete të reja hibride të specit, si dhe i ka ndihmuar në fillimin e katër parcelave testuese të specave dhe shalqirit në katër lokacione të Kosovës. 

USAID po ashtu ka siguruar dy agronomë dhe një specialist marketingu për asociacionin, për t’ju ndihmuar atyre me kultivimin e specave, vjeljes dhe paketimit për eksport. 

USAID i ka ndihmuar anëtarëve të Asociacionit të Fermerëve të Mamushës me vlerësimin e kostos për prodhimin e domates, ka identifikuar furnizuesit e farës për farëra të reja hibride, si dhe me makina të reja për mbjellje të fidanëve. 

Një ekip prej dy agronomëve, David Silverman dhe David Shapiro, nga Agjencia e Izraelit për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar MASHAV, kanë ardhur në Kosovë këtë muaj për t’u takuar me fermerët vendorë, për t’i vlerësuar metodat e tyre të mbjelljes, kultivimit dhe vjeljes për domate dhe speca, si dhe për t’ju ofruar asistencë teknike përmes vizitave në terren dhe seminareve.

KPEP i ka aranzhuar këto vizita dhe trajnime, me fokus në Asociacionet e Fermerëve Perdrini, Anadrini dhe Mamusha.

Programi për Ndërmarrje Private në Kosovë është një program katër-vjeçar i dizajnuar për të stimuluar ekonominë e Kosovës duke e ngritur aftësinë konkurruese të biznesit privat, i mbështetur nga populli Amerikan përmes Agjencionit të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Përmes Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë, USAID-i do të përmirësojë aftësinë konkurruese të bizneseve që punojnë në sektorë me potencial për zhvillim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)