28 Mars 2024

UNKT do të vazhdoj përkrahjen për Ministrinë e Bujqësisë

Prishtinë, 12 maj - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci në takim me delegacionin e UNKT-së, të kryesuar nga koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë.

Ministri Peci i njoftoi mysafirët për objektivat e MBPZhR-së për këtë vit, si dhe planet e ministrisë për investimet strategjike, politikat zhvillimore si dhe hartimin e legjislacionit përkatës për mbarëvajtjen e punës së këtij dikasteri.

Në mes tjerash u diskutua edhe për politikat sektoriale siç janë: ruajtja e tokave bujqësore, krijimi i hapësirave të gjelbra dhe gjetja e gjuhës së duhur në avokimin e mbrojtjes së tokave bujqësore përmes planifikimit hapësinor.

Po ashtu u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën për Ndryshimet Klimatike e cila këtë vit do të mbahet në Glasgou si dhe në Samitin e Sistemeve Ushqimore në vazhdën e aktiviteteve për zhvillim të qëndrueshëm.

Me këtë rast, ministri ka marrë mbështetjen nga koordinatorja Richardson për përkrahjen e mëtejme të projekteve për zhvillimit të qëndrueshëm të zonave rurale, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së punësimit në vend.

Në anën tjetër, koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, ka theksuar se si institucion do të vazhdojnë përkrahjen e këtij dikasteri përmes hartimit të politikave në përputhje me Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)