27 Janar 2023

Turqia dhe Kosova zotohen për realizimin e marrëveshjes për sektorin pyjor

Prishtinë, 1 qershor - Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar mes Kosovës dhe Turqisë në sektorin e pylltarisë, një delegacion nga Drejtorati i Përgjithshëm i Pyjeve të Turqisë po qëndron në vizitën e parë zyrtare në Kosovë.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është identifikimi i prioriteteve dhe fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve për zbatimin e marrëveshjes së arritur.

Delegacioni turk i udhëhequr nga Murat Çevirme, drejtor i Departamentit për Menaxhim dhe Planifikim të Pyjeve u prit nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerim Hasani, i cili pasi u uroi mirëseardhje delegacionit, i njoftoi me politikat e ndërmarra nga MBPZhR-ja të cilat kanë për qëllim avancimin e sektorit të pylltarisë.

“Ne si institucion jemi të gatshëm në zbatimin e kësaj marrëveshje mes dy vendeve mike siç janë Kosova dhe Turqia. Andaj, shpreh gatishmërinë e plotë të Ministrisë për zbatimin e saj”, shtoi z. Hasani.

Ai, gjithashtu e njoftoi delegacionin turk për miratimin e Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2021-2030, përgatitjen e Ligjit të ri për Pylltari dhe krijimin e Task Forcës për Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve.

Ndërsa, Drejtori i Departamentit të Pylltarisë, Tahir Ahmeti, prezantoi me këtë rast para delegacionit turk për resurset pyjore në Kosovë, sfidat dhe zhvillimet në këtë sektor.

Gjithashtu, delegacionin turk e priti në takim edhe kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Bekim Hoxha, i cili i njoftoi mysafirët me gjendjen dhe problemet aktuale  të sektorit të pylltarisë. Kryeshefi Hoxha tha se ndarja e përgjegjësive për menaxhimin e pyjeve mes APK-së dhe komunave ka krijuar vështirësi në zbatim të legjislacionit, por shfaqi shpresën që ky problem do të rregullohet me Ligjin e ri të Pylltarisë i cili tashmë është miratuar në Qeveri dhe është proceduar në Komisionin Parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

“Gjatë vizitës në Turqi, të realizuar vitin e kaluar, ne kemi vërejtur që ju keni modele shumë të suksesshme të menaxhimit të pyjeve, prandaj presim mbështetjen tuaj për menaxhimin të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve, në kuadër të marrëveshjes së përbashkët që kemi nënshkruar”, tha z. Hoxha.

Delegacioni turk gjatë qëndrimit në Kosovë do të realizojë edhe vizita në terrenet pyjore, në sektorin privat, në Institutin e Pylltarisë, në Fidanishten Pyjore, si dhe në vendgjuetinë me rëndësi të veçantë në Blinajë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)