17 Janar 2022

Task Forca për Mbrojtjen e Pyjeve miratoi Planin për parandalimin e prerjeve ilegale

Prishtinë, 10 dhjetor - Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë ka aprovuar Planin e Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale të Pyjeve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Aprovimi i Planit të Veprimi është bërë sot gjatë takimit të kësaj Task Force, ku kryesues i takimit ishte Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me prezencë të përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera përgjegjëse për sektorin e pylltarisë.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci, ka treguar se aprovimit të Planit të Veprimit i kanë paraprirë edhe me dokumente tjera strategjike për zhvillimin dhe avancimin e sektorit të pylltarisë, duke theksuar këtu plotësim-ndryshimin e Ligjit për Pyje, Strategjinë për Sektorin e Pylltarisë 2021-2030, si dhe aprovimin e Strategjisë për Komunikim në Pylltari.

“Çështja e pyjeve dhe mjedisit është duke u trajtuar me prioritet në kuadër të programit të Ministrisë dhe në kuadër të kësaj tashmë politikat e duhura zhvillimore për sektorin e pylltarisë i kemi adresuar qartë në ligje, në plane dhe strategji adekuate, përmes të cilave do të mundësojmë zhvillimin dhe implementimin e  politikave të favorshme për sektorin e pylltarisë në vitet e ardhshme”, tha Ministri Peci.

Miratimi i Planit të Veprimit për Parandalimin e Prerjeve Ilegale të Pyjeve, Ministri Peci e vlerësoi si proces tejet të rëndësishëm përmes të cilit janë përcaktuar qartë veprimet dhe masat që do të ndërmerren  nga të gjitha institucionet shtetërore, të cilat janë të përfshira  në Task Forcën për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë.

Në përbërjen e Task – Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve të Kosovës përveç Ministrive përkatëse, bëjnë pjesë edhe organet e rendit dhe ligjit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Shoqata të Pronarëve të Pyjeve Private si dhe Shoqatat relevante të përpunuesve të drurit.

Ndryshe, Task-Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve në Kosovë, u formua me vendim qeveritar në korrik të këtij viti me iniciativë të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)