29 Mars 2024

Subvencionimin për vreshtarët pas miratimit të buxhetit

Prishtinë, 10 shkurt - Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të vreshtarëve të Rahovecit, për subvencionimin e sipërfaqeve të mbjella me varietetet e rrushit për përpunimin e verës, tanimë e ka kaluar fazën e parë të implementimit.

Kështu ka bërë të ditur për gazetën zyrtari për informim në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural (MBPZHR), Adil Behramaj.

“MBPZHR, pjesën e parë në vlerë prej 500 eurosh për një hektarë, tani e ka realizuar, nga Ministria e Bujqësisë dhe komisionet e kësaj ministrie tashmë janë në procesin e shqyrtimit të ankesave, të cilat i kanë deponuar vreshtarët që nuk kanë përfituar nga ky projekt”, ka bërë të ditur ai.

Sipas të dhënave të Entit të Vreshtarisë dhe Verërave, përfitues të deritanishëm janë mbi 2250 vreshtarë dhe në procesin e shqyrtimit janë edhe rreth 190 ankesa të vreshtarëve.

Behramaj ka thënë se në sipërfaqe, janë subvencionuar gjithsej 1350 hektarë, kurse ankesat e vreshtarëve që kanë ardhur në ministri kryesisht kanë të bëjnë me varietetet e rrushit të tyre, të papranuara nga komisionet vlerësuese për t’i subvencionuar, kanë të bëjnë me kontestet pronësoro-juridike, etj.

“Vlera e deritanishme e projektit sillet rreth 639 mijë euro, dhe përafërsisht kjo shumë do të ndahet edhe në fazën e dytë”, ka theksuar ai.

Pjesa e dytë e mbetur, sipas marrëveshjes dhe njoftimit publik që është bërë në fund të muajit tetor të vitit të kaluar, do të realizohet gjatë tremujorit të parë të vitit 2011.

“Ekzekutimi i pagesave direkte për pjesën e dytë do të realizohet më lehtë, ngase të dhënat e nevojshme tanimë ekzistojnë dhe vreshtarët nuk do t’i nënshtrohen procedurave të ndryshme si herën e parë”, ka potencuar ai,

Duke premtuar se sapo të bëhet aprovimi i buxhetit dhe të përfundoj shqyrtimi i gjitha ankesave të vreshtarëve që nuk kanë përfituar nga ky projekt, planifikojmë të fillojmë me ekzekutimin e pagesave për pjesën e dytë. 


/Epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)