28 Mars 2024

Stavileci: bujqësia është në binarët e duhur

Prishtinë, 9 dhjetor - Me rastin e organizimit të seminarit treditor nga MBPZHR-ja, nëpërmjet të cilit po e bënë prezantimin e procesit të implementimit të programit të vitit 2010 dhe prezantimit të programit për vitin 2011, sot në përmbyllje të tij morri pjesë edhe ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci.

Stavileci tha se gjatë vitit 2010 janë realizuar gjitha objektivat e planit operativ dhe bujqësia është në binarët e duhur të rrugëtimit drejtë së ardhmes sonë në BE.

”Duke e zbatuar planin strategjik dhe operativ, gjatë vitit 2010 e kemi themeluar Njësinë e Pagesave, e cila ka bërë implementimin e masave për këtë vit”, tha ai.

Sipas tij është mbështetur masa 2 e PZHRB-së, e cila ka për qëllim ristrukturimin e potencialit fizik në sektorin agrorural.

Është mbështetur po ashtu sektori i hortikulturës (pemë, perime, vreshtari) dhe sektori i drithrave të bardha.

Pastaj, sipas Stavilecit është mbështetur masa 8 e PZHRB-së, e cila ka për qëllim zhvillimin e komunitetit lokal nëpërmjet GLV-ve. Janë avancuar procedurat e implementimit të programit të binjakëzimit (aplikimi, kontrolli administrativ, kontrollet në terren, monitorimi, etj).

Po ashtu, është investuar në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të ujitjes dhe në pajisje të ekonomive bujqësore. Është rritur intensiteti i investimeve në ngritjen e sipërfaqeve të pemishteve, vreshtave dhe serrave të reja.

“Fermerët janë mbështetur në përmirësimin e infrastrukturës së fermave të tyre dhe janë subvencionuar në krerë të lopëve qumështore dhe kafshëve të imëta. Pastaj, është bërë pyllëzimi i shumë sipërfaqeve të reja malore dhe janë rritur investimet për përkrahjen e komunitetit lokal, etj”, ka deklaruar Stavileci.

Rëndësi të veçantë iu kushtua edhe projektit të BE-së për binjakëzim, për të cilin ministri Stavileci tha se qëllimi i tij është fuqizimi i kapacitetit administrativ për të përcaktuar prioritetet afatshkurtra të sektorit dhe reformat e bazuara në treg, përfshirë edhe koordinimin, monitorimin dhe menaxhimin e fondeve të zhvillimit rural që vihen në dispozicion nëpërmjet PZHRB 2007-2013 dhe komponentit të ardhshëm për zhvillim rural–IPA.

Ndërsa, Ekrem Gjokaj, Shef i Divizionit për Programim dhe Monitorim në MBPZHR, tha se pikësynim i programit për vitin 2011 është vazhdimësia e implementimit të politikave të PBZHR-së, shtimi i prodhimtarisë së prodhimeve të caktuara bujqësore, ngritja e cilësisë së ushqimit, ngritja e standardeve të sigurisë së ushqimit, rritja e aftësive konkurruese, shtimi i të ardhurave për fermerët dhe shfrytëzimi i të gjitha tokave bujqësore, etj.

“PZHRB-ja është në vitin e katërt të zbatimit dhe me qëllim që të jetë sa më efikase, jo vetëm në ndryshimet, por edhe në nevojat e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë, deri më tani është rifreskuar për çdo vit. Objektivat e përgjithshme të tij janë përmirësimi i cilësisë së jetës për fermerët, përafrimi me politikat e BE-së, vetëdijesimi i fermerëve rreth mundësive ekonomike përmes bujqësisë, ofrimi i arsimimit, trajnimit dhe këshillave, trajnimi me përgjegjësi i mjedisit dhe shtimi i besimit të konsumatorëve në prodhimet kosovare”, përfundoi z.Gjokaj.

Për vitin e ardhshëm mbështetje shtesë do të ketë edhe për nënsektorët e prodhimtarisë së vezëve dhe pemëve të imëta.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)