31 Korrik 2021

Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Gjilan, 21 korrik - Komuna e Gjilanit në bazë të planifikimit ka njoftuar se nga sot nis faza e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që edhe faza e dytë e dezinsektimit të nis nesër në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)