19 Mars 2024

ShPQK: Qeveria urgjentisht të aplikojë masa stimuluese, po rrezikohen fermat

Prishtinë, 17 janar - Shoqata e Prodhuesve të Qumështit duke alarmuar qeverinë për ngritjen enorme të çmimeve të inputeve bujqësore, ka kërkuar të ndërmerren masa të menjëhershme stimuluese shtesë për blegtorinë.

Në bazë të rrethanave të krijuara së fundmi në sektorin e bujqësisë dhe kërkesave të vazhdueshme të fermerëve për përkrahje, për shkak të ngritjes enorme të çmimeve të inputeve bujqësore dhe kostos tepër të lartë të prodhimit të ushqimit të kafshëve, ShPQK përmes një letre adresuar Qeverisë, Ministrisë së Bujqësisë kërkoi që urgjentisht të aplikojë masa stimuluese shtesë dhe të bëjë pagesën e subvencioneve të mbetura, të papaguara (po ashtu edhe granteve të mbetura për pagesë) të cilat edhe më tepër e kanë rënduar gjendjen e sterngarkuar të fermerëve.

“Gjendja është tepër alarmante dhe si pasojë e rrethanave te krijuara kemi pēr çdo dite mbyllje te fermave dhe zvogëlim të fondit blegtoral, ndërsa në anën tjetër kemi rritje të kërkesës për qumësht cilësore, por edhe produkte të tjera bujqësore elementare”, thekson Kryetari i Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha.

Andaj, ata shfaqën shpresën se duke pasur parasysh gjendjen e rënduar pagesat e lartcekura të realizohen sa më shpejtë me çka sado pakë do të zbutej kjo gjendje e krijuar në sektorin e bujqësisë në përgjithësi.

“Ministria të rishqyrtoj dhe trajtojë me prioritet rrethanat mbi gjendjen e krijuar në sektorin e blegtorisë dhe të tjerë në Kosovë dhe më gjerë dhe të ndajë fonde dhe masa shtesë stimuluese pēr t’i mbijetuar situatës së krijuar dhe për të qenë konkurrent me regjionin të cilët janë duke aplikuar mbështetje shtesë nga qeveritë e tyre”, thuhet në kërkesën e ShPQK duke shfaqur shpresën për mirëkuptim, përkrahje dhe bashkëpunim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)