20 Shtator 2021

Sektori i blegtorisë tejet i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 29 korrik - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në ngjarjen tradicionale të qethjes së deleve e cila u mbajt në Shestë të Bjeshkës së Lipës tek stanet e Metë Limanit.

Qethja e deleve është një rit i rëndësishëm në vargun e ceremonive të veprimtarisë blegtorale. Ajo në mes tjerash simbolizon shtimin e begative e të mirave për familjet që mbarështojnë gjedhe.

 “Për dikasterin me të cilin udhëheqi është tejet i rëndësishëm sektori i blegtorisë. Përmes politikave zhvillimore, si Ministër do t’i kushtoj vëmendje të vecantë përkrahjes financiare së gjedheve autoktone dhe jo vetëm."

"Përmes kultivimit të këtyre traditave ne i shërbejmë ruajtjes së identitetit dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim të agro-turizmit andaj ky organizim sot është një dëshmi e dashurisë për atë që është e jona, e veçantë dhe autoktone e njëherit shton kureshtje për vizitorë të shumtë që kanë zgjedhur të pushojnë në zonat malore të Kosovës”, theksoi në këtë ngjarje ministri Faton Peci.

Duke qenë se blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillim ekonomik, synimet e MBPZhR-së janë që përmes politikave të duhura dhe mbështetjes financiare të kontribuoj në rritjen e cilësisë së qumshtit, mishit dhe nën-produkteve të tyre në mënyrë që përvec se në tregun vendor; të krijojmë kushte të favorshme edhe për eksport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)