19 Prill 2024

Rusinovci: Rruga në Evropë kërkon politikë të re agrare

Prishtinë, 15 qershor - Synim kryesor i çdo qeverie duhet të jetë që fermerët mos ta braktisin bujqësinë, për faktin se prodhimtaria bujqësore është burim shumë sinjifikativ i zhvillimit ekonomik të vendit.

Grupi i Ekspertëve të AAK-së për Politika Bujqësore i udhëhëqur nga Prof. Imer Rusinovci, ka vlerësuar së bujqësia e strukturuar mirë koincidon me ekonomi të shëndoshë të vendit për çka investimet në bujqësi duhet të jenë të nivelit përkatës. Qeveria duhet të ketë parasysh ekuilibrimin e dikasterëve të vendit.

Buxheti shtetëror dhe ndarja e tij për sektorët e caktuar sipas tij është përgjegjësia ma e madhe për zhvillimin e vendit, për faktin se projeksioni i buxhetit, nëse është subjektiv, ai nuk do të mbështetet në rritje ekonomike të vendit. Shqetësimet duhet të fokusohen në faktet pse në vend nuk po kemi mundësi të zhvillimit ekonomik, duke pasur parasysh resurset ekzistuese. Për këtë, ende jemi një vend i dobët materialisht, deficiti në shkallë vendi po shtohet dhe detyrimet e Qeverisë ndaj bujqësisë nuk po plotësohen.

\"Bujqësia në Kosovë po karakterizohet me rënie të prodhimit dhe, nëse kjo situatë vazhdon, do të ketë rritje të importit të prodhimeve bujqësore. Të gjitha këto janë rezultat i udhëheqjes joefikase të politikave bujqësore. Për shkak të pamjaftueshmërisë së zhvillimit të industrisë agroushqimore dhe mungesës së rregullimeve kontraktuese, rreziqet dhe pasiguritë janë të konsiderueshme\", ka thënë Rusinovci.

Kjo sipas tij po na koincidon me mosmundësitë që të aktivizojmë 35-40 veprimtari të industrisë ushqimore, ku do të hapeshin vende të reja pune, sidomos në zonat rurale, me ç’rast invazionet e popullatës në zonat urbane do të ndaleshin dhe do të eliminoheshin shumë probleme sociale. Kjo tash do të ishte e realizuar, sikur bujqësia vërtet do të ishte prioritet i Qeverisë.

Ai ka thënë me tutje se vënia e bujqësisë prioritet dhe mbështetja e saj, paraqet problemin më të rëndësishëm për politikat bujqësore. Shteti duhet të jetë vendimtar në kreativitetin e masave kreditore dhe faktor kryesor në politikën e financimit të bujqësisë. Bujqësia në Kosovë sipas Rusinovcit ndodhet në gjendje shqetësuese dhe për ketë nevojitet politikë e re agrare që të ndalet trendi i rënies së prodhimit bujqësor, e me ketë të fillojmë hapat e  parë për në BE.

\"Konsolidimi i bujqësisë shpie në insentiva të duhura ekonomike, që t’u atashohemi standardeve të sasisë dhe cilësisë së prodhimeve, nëse është pikësynim që vendin ta integrojmë në BE. Mbështetja institucionale e agrarit është oksigjeni kryesor i zhvillimit të prodhimtarisë bujqësore. Politikat e vendit duhet orientuar në kalimin e fazave ekonomike nga stadet e ulëta zhvillimore drejt stadeve më të larta intensifikuese. Shumë vende të BE-së po bëjnë plane zhvillimore në bujqësi për periudhën e ardhshme dhjetëvjeçare duke paraparë edhe ndryshime strukturore\", është shprehur ai.

Rusinofci në vazhdim ka deklaruar se politikat aktuale të bujqësisë nuk po e favorizojnë prodhimin vendor, ngase ato janë të ndërlikuara, burokratike dhe represive. Vendimmarrjet nga strukturat qeveritare deri  tash nuk ishin të qëlluara, me objektiva të qarta për krijimin e modaliteteve të reja, ngase në Kosovë nevojitet të krijohet një model i ri i prodhimtarisë bujqësore (transfere të reja teknologjike, aparatura dhe makineri të duhura e racionale, entropi përkatëse etj.).

\"Si duket, në vend ka mungesë njohurish për harmonizimin e politikave në bujqësi, me politikat monetare që bëjnë vendet me trende normale të zhvillimit ekonomik. Kreditimi bujqësor është element i dorës së parë i zhvillimit të bujqësisë, ngase me ketë investohet në efektivitet, rritje të produktivitetit dhe shfrytëzim të mirë të resurseve ekzistuese\".

Rusinivci ka vlërësuar se Qeveria e Kosovës, bujqësinë nuk po e përqendron në këto prioritete:

    * Konsolidimi, ruajtja, shfrytëzimi dhe menaxhimi i drejtë i tokës bujqësore;
    * diversifikimi i fermave duke zbutur kështu shumë probleme sociale;
    * ripyllëzimi i sipërfaqeve të shkatërruara dhe kthimi i tyre në gjendje normale;
    * intensifikimi i prodhimit intensiv në bujqësi (më herët traditë e kultivuesve);
    * ngritja e produktivitetit të punës në bujqësi.

Këto janë konditat reale që e karakterizojnë bujqësinë e sotme, prandaj duhet bërë një ridizajnim ku mbështetet ekonomia jonë në përgjithësi dhe bujqësia e tashme në veçanti.

Problemet në  politikat e bujqësisë dhe ushqimit të anashkaluara deri tash janë: Problemi i fermës dhe burimeve natyrore; Problemi i ushqimit për konsumatorët dhe Problemi i zhvillimit rural.

Programet e bujqësisë  për fermerët vendor duhet të ofrojnë:

    * Ndryshim të qasjes ndaj këtij sektori, që bujqësia të ketë tretmanin e duhur;
    * të hyrat e prodhimit bujqësor dhe fermerit të mbështeten në vazhdimësi;
    * çmimet e prodhimeve të fermerëve përmes marketingjeve të jenë korrekte;
    * forcim të lobimit për fermerët dhe për prodhimet bujqësore vendase dhe
    * forcim të shkallës monitoruese për ndërrim të strukturës agrare.

AAK-ja, bujqësinë e konsideron pasuri kombëtare që përfaqëson forcë shtytëse për ekonominë tonë të brishtë, e cila duhet të pësojë reformë të thellë për t’u dhënë zonave rurale një zhvillim më të madh, duke zgjeruar horizontin e vëmendjes ndaj viseve rurale dhe duke trajtuar fshatrat në mënyrë të posaçme. Përmes bujqësisë duhet të zhvillojmë luftën për eliminimin e varfërisë. Për AAK-në bujqësia mbetet aktiviteti kryesor ekonomik që siguron zhvillim të harmonizuar të fshatrave. Viset rurale po karakterizohen me zhvendosje të mëdha të popullsisë drejt zonave urbane me tendencë të shpopullimit masiv dhe rrënimit ekonomik të shumë fshatrave. Aktualisht ndodhemi në këta kufij dhe rruga më e mundshme për të mos lejuar përkeqësimin e këtyre parametrave është zhvillimi i bujqësisë, duke i shfrytëzuar potencialet dhe resurset e paangazhuara deri tash. Fuqia punëtore, toka, kjo pasuri kolosale, pyjet dhe kullotat që kemi, agroturizmi etj. janë potenciale që më mirë se kushdo i zgjon dhe i energjizon zhvillimi i bujqësisë.

AAK-ja, ka hartuar program për fermerë vendorë i cili mund të shërojë plagë që aktualisht janë të pashëruara, duke e mbrojtur tokën bujqësore dhe pyjet nga shkatërrimet. Ky program nuk do të lejojë shkatërrimin e hapësirave bujqësore të këtij vendi. Politikat bujqësore dhe zhvillimit rural të AAK-së do të jenë në trend me kohën, të parimeve thellësisht evropiane, të cilat do t’i qasen bujqësisë në këta objektiva: nevojat për ta ngritur ekonominë; jo ta marrin arratinë të rinjtë, por të gjejnë vende pune pikërisht në bujqësi; të bartim transfere të reja teknologjike dhe ta nxisim zhvillimin ekonomik; t’i mënjanojmë këto pamje rrëqethëse në bujqësi dhe të mosriciklohet më varfëri nga bujqësia.

Administrimi i tokës  do të realizohet në përputhje me legjislacionin, sepse fragmentimi i tokës bujqësore deri tash rezultojë në: mungesën e efektshmërisë dhe kosto të lartë të prodhimit (këto janë të parapara me kodin e tokës dhe deri tash nuk janë zbatuar).

Politikat e duhura bujqësore, konsistojnë në ekonomi të shëndetshme, kriter ky që për AAK-në është primar. Prodhimtarinë bujqësore do ta mbështesim duke ndikuar në imunitetin e goditjeve nga konjukturat aktuale përmes politikave të duhura, duke i veçuar politikat ekonomike nga ato strukturore.

Politikat në  bujqësi duhet të nisen nga problemet. Për ketë është e nevojshme që para konceptimit të politikave të veçanta, të bëhet një analizë e problematikës për fermerin, konsumatorin dhe banorët e hapësirave rurale. Mbështetur në këtë analizë, përcaktohen mënyrat e ndërhyrjes publike, nisur nga objektivat e maksimizimit të përfitimit shoqëror duke përdorur ne mënyrë efiçiente e efektive burimet e kufizuara.

Politikat e bujqësisë dhe ushqimit të AAK-së, mbajnë parasysh problematikën aktuale dhe metodat e zgjidhjes së problemeve. Politikat në programet e bujqësisë dhe ushqimit do të zgjidhin problemet kronike që ndeshen në prodhimin dhe marketingun bujqësor. Këto politika dhe programe do të evoluojnë në mënyrë graduale në përgjigjje të ndryshimit të përmasave dhe karakterit të problemeve.

Objektivat dhe programet e politikave bujqësore të AAK-së janë:

    * Rritja e të ardhurave të fermës, rritja e produktivitetit, akses më të mirë në tregje, përmirësimi i marketingut dhe diversifikimi;
    * zgjerimi i industrisë agro-përpunuese;
    * përmirësimi i cilësisë së produkteve bujqësore;
    * akses më i mirë i produkteve bujqësore vendore në tregjet e jashtme;
    * harmonizimi i legjislacionit për sigurinë ushqimore dhe rritjen e standardit të shërbimeve për t’u ofruar me standardet evropiane;
    * rritja e cilësisë së kërkimit bujqësor me standardet ndërkombëtare;
    * rritja e qëndrueshmërisë dhe përmirësimi i funksionimit të shoqatave bujqësore;
    * krijimi i një tregu toke plotësisht funksional;
    * shfrytëzimi i qëndrueshëm i pyjeve, kullotave dhe rezervave ujore.

      Për arritjen e këtyre objektivave afatgjatë, AAK-ja ka hartuar këto programe:

    * Shërbimi dhe inspektimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit;
    * infrastruktura ujore;
    * mbështetja për prodhimet bujqësore e blegtorale, burimet ujore dhe agrobiznesin;
    * kërkimi shkencor dhe shërbimi i ekstenzionit;
    * menaxhimi i burimeve natyrore dhe
    * zhvillimi rural.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)