28 Mars 2024

Rusia doemos duhet ta kufizojë eksportin e grurit

Moskë, 4 gusht - Ministria ruse e Bujqësisë lajmëroi se nuk ka ndërmend ta kufizojë eksportin e grurit, ndonëse me miliona hektarë grurë janë asgjësuar gjatë thatësisë disajavëshe dhe zjarreve katastrofale.

Zëvendës ministri rus i Bujqësisë, Aleksandar Beljajev sqaroi se vendimi i këtillë është marrë me qëllim që të mos humben tregjet eksportuese, të cilat më vonë do të përvetësoheshin.

Paraprakisht u paraqitën spekulime se Rusia, e cila vlen si eksportuesi i tretë botëror i grurit, për një të tretën do ta zvogëlojë eksportin e kësaj kulture.

Sipas vlerësimeve, së paku një e pesta e rekoltit të sivjemë të grurit rus janë shkatërruar.

Çmimi i kësaj kulture drithërore në korrik është rritur për 50 për qind, duke tejkaluar 200 euro për një ton, që është shtrenjtimi i saj më i madh që është shënuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)