19 Prill 2024

Rendimente më të ulëta të grurit këtë vit

Prishtinë, 20 shtator - As këtë vit Kosova nuk do të shpëtoi pa importim të grurit dhe miellit për shkak të rendimenteve të ulëta.

Raporti i korrje-shirjeve për vitin 2010 i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, (MBPZHR) tregon se këtë vit mund të mbulohen vetëm 50 për qind të nevojave të përgjithshme të popullatës me miell dhe grurë, ndërsa pjesa tjetër nga importi.

Bazuar në raportet e Drejtorive Komunale Bujqësore, këtë vit janë korrur gjithsej 64596.85 hektar me grurë dhe 1381.35 hektar me elb. Ndërsa, rendimenti mesatar i arritur është 3400 kilogram për hektar, pra gjithsej këtë vit janë prodhuar rreth 219629 tonë grurë.

Vitin e kaluar rendimenti mesatar i grurit ka qenë 3500 kilogram për hektar, ndërsa këtë vit 3400 kilogram për hektar, që i bie 100 kilogram më pak për hektar.

Ndërsa në përqindje, rendimenti mesatar i grurit këtë vit është më i ulët për 2.85 për qind.

Shkas për këto rendimente të dobëta këtë vit, sipas raportit të MBPZHR-së përmenden shumë faktor, por kryesori është dominimi i temperaturave të larta në fazën e pjekurisë qumështore, ku është shkaktuar pjekja e dhunshme që ka ndikuar dukshëm në ulje të rendimentit.

Faktorët tjerë që përmendën janë edhe mos përgatitja adekuate e tokës për mbjellje nga ana e fermerëve ose aplikimi i duhur i masave agroteknike, përdorimi i farës merkantile për mbjellje, përdorimi jo i mjaftueshëm dhe adekuat i pesticideve, mbjellja e grurit në të njëjtën sipërfaqe tokësore për vite me radhë apo monokultura dhe reshjet e shiut para fillimit të procesit të korrje-shirjeve. Këta janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rendimentet e vogla të grurit këtë vit.

Ndërsa nevojat ushqyese me grurë për popullatën e Kosovës janë 205 kilogram në vit për kokë të banorit dhe për konsum vjetor për të gjithë Kosovën  nevojiten 410.000 tonë grurë. Me këtë sasi të grurit të prodhuar 219629 tonë, këtë vit prodhimi i brendshëm arrin që t’i plotësoj rreth 53.5 për qind të kërkesave për grurë në vendin tonë.

Të mbjellat vjeshtore janë subvencionuar me 2.1 milionë euro, por Ministria e Bujqësisë së bashku me Qeverinë e Kosovës kanë ndarë edhe  500.000 euro për subvencionimin e 30 për qind të naftës për hektar.

Numri i autokombajnave që janë përfshirë në procesin e korrje-shirjes së drithërave të bardha ishte gjithsej 1356 dhe subvencionimi është bërë në masën prej 30 për qind  të shpenzimeve të derivateve të naftës për hektarë.

Komuna që prin me sipërfaqe të mëdha të grurit është Skenderaj  me 6700 hektar grurë dhe  430 hektar elb. Mbas saj radhitet Lipjani me 5850 hektar grurë dhe 85 hektar elb. Komuna e tretë është Vitia me 5798 hektar grurë dhe 55 hektar elb.

Ndërsa komunat e mëdha si Gjakova, Prizreni, Gjilani, Podujeva radhiten më poshtë me sipërfaqe të grurit. Prizreni 4205 hektar grurë dhe 20 hektar elb. Gjakova 4600 hektar grurë dhe 100 hektar elb. Podujeva me 4380 hektar grurë dhe 22 hektar elb.


Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)