04 Shkurt 2023

Rahoveci nënshkruan kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor

Rahovec, 23 mars - Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, Fatmir Iska dhe drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Berat Duraku kanë nënshkruar kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlere 786 mije e 915 euro.

Kryetari Latifi shprehet se sot kam nënshkruar  kontratat për shpërndarjen e mekanizmit bujqësor në vlerë 789 mijë e 915 euro për sektorët: Vreshtari, Pemëtari, Perimtari, Blegtori dhe Bletari.

"Njoftohen bujqit e fermerët rahovecas, se paraprakisht do të shpërndahen pajisjet e mbetura nga thirrja e kaluar, për të vazhduar me shpërndarjen e pajisjeve nga thirrja e fundit për aplikim. Luten të gjithë fermerët, që për informata shtesë, lidhur me kohën dhe vendin e shpërndarjes t’i drejtohen Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Rahovecit.   Po ashtu, falënderojmë të gjithë fermerët e komunës sonë, për durimin dhe mirëkuptimin për vonesën madhe në shpërndarjen e mekanizmit bujqësor, i shkaktuar si pasojë e stërzgjatjes së procedurave të prokurimit publik. Komuna e Rahovecit, në qendër të programit qeverisës e ka bujqësinë. Do të jemi gjithmonë pranë bujqve, duke i përkrahur konkretisht dhe me të gjithë potencialin tonë institucional, ekonomik dhe profesional", ka thënë kryetari Latifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)