20 Prill 2024

Qeveria dyfishon subvencionet për vreshtarët dhe verëtarët

Rahovec, 6 tetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë mbajtur një takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve të Komunës së Rahovecit.

Ky takim u realizua me kërkesë të kryeministrit Hoti, i cili para të pranishmëve shpalosi prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID- 19, dhe konfirmoi mbështetjen institucionale, duke theksuar faktin për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, të cilat ndikojnë në tejkalimin e sfidave dhe zhvillimin e këtij sektori.

“Me rishikim të buxhetit, kemi krijuar një fond që është rreth 5 për qind e bruto produktit vendor, dhe nga kjo shumë ne kemi lëshuar mjete për ekonominë nëpër sektorë të ndryshëm, si dhe nga një vendim i marrë, i cili prek edhe shoqatën tuaj, janë ndarë edhe 60 milionë euro edhe për bizneset”, tha kryeministri Hoti.

“Qasja e Qeverisë është një ndihmesë e madhe për buxhetin e familjeve të vreshtarëve, për përpunuesit e rrushit dhe të tjerëve, që ta tejkalojnë këtë gjendje nëpër të cilën po kalojmë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se deri në fund të vitit, me këtë mbështetje që po e japim përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, prej 365 milionë euro, si dhe Ligjit i cili është në procedurë, të arrijmë që të kompenzojmë dëmin plotësisht që ka pas ekonomia si rezultat i pandemisë.

“Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë për subvencione në bujqësi, dhe vetëm për vreshtat subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për litër”, tha kryeministri Hoti, duke thënë se është lajm i mirë që grumbulluesit e rrushit sivjet i kanë hapur bodrumet e veta dhe janë duke e marrë rrushin, me kushtet e njëjta siç ka qenë në vitin e kaluar.

Sa i përket dhënies së granteve për sektorin e bujqësisë, kryeministri Hoti tha se do të rrisim pjesën e tyre, bashkë me donatorë e ndërkombëtarë, si dhe investimet publike që i ka Qeveria për 5 vjetët e ardhshme, me theks të veçantë për rritje të sipërfaqes së tokave bujqësore në ujitje.

“Si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duhet të punojmë shumë me Bashkimin Evropian, që të vendosemi në hartën e BE-së, sa i përket prodhimit të verës në procedurat e integrimeve evropiane”, tha kryeministri Hoti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)