29 Janar 2022

Provinca Hilongjian prodhon mbi 50 miliarde drithra

Pekin, 25 dhjetor - Sivjet, në provincën Hilongjian të Kinës verilindore, që është një nga provincat më të mëdhaja për prodhimin e drithërave në Kinë, prodhimi i përgjithshëm i drithërave i kaloi për herë të parë 50 miliardë kilogramët dhe pas provincës Henan, është bërë provinca e dytë në Kinë për prodhimin e drithërave prej mbi 50 miliardë kilogramësh.

Sipas të dhënave statistikore, sivjet në këtë provincë prodhimi i përgjithshëm i drithërave është 50.13 miliardë kg, shifër kjo 15.2 për qind më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në provincën Hilongjian ka mbi 15 milionë hektarë tokë të punueshme, e thënë ndryshe një e nënta e sasisë së përgjithshme të tokave të punueshme në mbarë vendin.

Kjo provincë është jo vetëm zona kryesore e prodhimit të drithërave, por është gjithashtu baza më e madhe e prodhimit të drithërave në Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)