07 Shkurt 2023

Prodhuesit kosovarë promovojnë produketet në panairin “Fruit Logistica”

Berlin, 6 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci i shoqëruar nga Ministri i Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio ka vizituar Panairin “Fruit Logistica”, i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci pati rastin që të zhvillojë një bashkëbisedim me të dy ministrat rreth potencialit që kanë shtetet e tyre dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në sektorin e bujqësisë.

Ndërkaq, në “Fruit Logistica” produktet e tyre janë duke i promovuar edhe prodhues nga Republika e Kosovës, të cilët gjatë vizitës Ministri i përgëzoi për përfaqësimin mjaft dinjitoz të Kosovës përmes sjelljes së prodhimeve cilësore para konsumatorit evropian.

Me këta rast, Peci u premtoi prodhuesve kosovarë që politikat institucionale do të jenë gjithmonë në të mirë dhe në zhvillim të sektorit të bujqësisë.

Ndryshe, Panairi “Fruit Logistica” është arena më e rëndësishme e biznesit dhe komunikimit në tregtinë ndërkombëtare të produkteve të freskëta dhe çdo vit ky panair mirëpret rreth 85 shtete pjesëmarrëse.

Gjatë këtij panairi bizneset kanë mundësi të krijojnë lidhje të reja me potencial për zhvillim të agro-bizneseve brenda tregut ndërkombëtar të prodhimeve të freskëta.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)