25 Qershor 2022

Prodhuesit e fidanëve do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë

Prishtinë, 18 maj - Prodhuesit e fidanëve do ta kenë mbështetjen institucionale për përmirësimin e kushteve për zhvillimin e veprimtarive të tyre, me qëllim që të sigurohen prodhime cilësore në tregun vendor.

Këtë mbështetje e rikonfirmoi edhe njëherë Ministri Faton Peci gjatë vizitës që i bëri sipërfaqeve të mbjella me fidanë dhe me kultura tjera bujqësore nga fermeri Nazmi Ahmeti në fshatin Korreticë e Ulët e Drenasit, i cili ka 15 vite që merret me kultivimin e fidanëve.

Me këtë rast, Ministri u zotua se përkrahja institucionale për bujq si Nazmiu, nuk do të mungojë asnjëherë.

“U njoftova nga afër me mënyrën  e kultivimit të fidanëve, si dhe kulturave tjera bujqësore dhe me këtë rast u zotova se prodhuesit vendor do ta kenë mbështetjen tonë në vazhdimësi, si përmes subvencione ashtu edhe përmes granteve. E gjithë kjo përkrahje do të ndikojë që tregu vendor të jetë i furnizuar me prodhime të freskëta dhe cilësore”, ka theksuar Ministri Peci.

Ndryshe, Nazmi Ahmeti nga Korretica e Ulët e Drenasit përveç kultivimit të fidanëve të specave, domateve dhe trangujve, ka filluar kultivimin e luleve dhe bimëve dekorative.  

Po ashtu, tokën e tij bujqësore, krahas fidanëve ai e mbjellë edhe me kulturën e grurit prej 5.5 hektarë, misër 6 hektarë, si dhe patate 1 ha.

Në këtë veprimtari Nazmiu është i angazhuar me familjen e tij 4 anëtarëshe, ndërsa gjatë sezonës angazhon edhe 3 apo 4 punëtorë varësisht nga nevoja.

--

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 qershor 2022 - Pishina e vetme e kryeqytetit hapë sezonin veror 2022. (Pishina në hyrje të parkut Gërmia, ora 10:00)

- Komisioni i Shëndetësisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës - Dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)  

- Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe komuniteti i biznesit në Komunën e Vitisë organizon konferencë për media lidhur me mosbashkëpunimin e Qeverisë lokale, deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili ka ndikuar në ngecje të projekteve, neglizhencë, e mosadresim të tyre. (Përballë Shtëpisë së Kulturës "Gursel e Bajram Sylejmani" në Viti, ora 12:30)