26 Shtator 2021

Prodhimet vendore duhet prioritizuar

Gornja Radgona, 21 gusht - Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Ministrore, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po merr pjesë në hapjen e Panairit të 59-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit – AGRA 2021, i cili është hapur sot dhe po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Pjesëmarrës në hapjen e këtij panair, krahas përfaqësuesve të shteteve tjera, ishte edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në panaire të tilla duhet parë edhe si mundësi e mirë për agrobizneset vendore pasi që ato mund të krijojnë partneritete të reja me agrobiznese të vendeve të ndryshme të regjionit e më gjerë.

“Për ta bërë të mundur plasimin e prodhimeve tona në tregun e BE-së do të ndërmarrim një sërë hapash duke filluar me koordinimin e mirëfilltë me Agjencitë përkatëse. Rritja e cilësisë së prodhimeve vendore do të mund të arrihet me krijimin e infrastrukturës së duhur ligjore e cila përveç se do të mundësojë tregtinë e lirë, do të prioritizojë këto prodhime për eksport.” – theksoj Ministri Faton Peci.

Ndryshe, në Panairin “AGRA 2021”, agrobiznese nga shtete të ndryshme të botës prezantojnë industrinë e agrokulturës, industrinë ushqimore, bujqësinë dhe teknikat bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)