17 Janar 2022

Prezantohet Strategjia e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027

Prishtinë, 6 dhjetor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në takimin e Grupit Drejtues për Hartimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021-2027 në të cilin u diskutua lidhur me Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, politikë kjo e cila për qëllim ka krijimin e një baze të qartë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në vend. Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, gjithashtu lidhet ngushtë me objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, asaj të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian, si dhe përafrimin me Politikat e Përbashkëta Bujqësore dhe ka për qëllim të adresojë një sërë objektivash që ndërlidhin institucionet relevante të Republikës së Kosovës.

Ministri Faton Peci ndër tjerash theksoi se misioni i Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është që ta transformojë sektorin e ekonomisë agro-rurale duke e bërë atë gjithëpërfshirëse, produktive, të qëndrueshme dhe konkurruese si brenda tregut vendor ashtu edhe jashtë saj. “Ky dokument mes tjerash trajton rritjen e konkurrencës në sektorin agro-ushqimor, menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, mbështetjen e bizneseve në zhvillimin e zonave rurale, sigurinë ushqimore dhe reformat e nevojshme në administratë siç edhe jemi zotuar në takimet e shumta ndërministrore, duke ri-konfrmuar parteneritetet e vendeve tona me organizata mike që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit dhe të shkëmbëjmë eksperiencat relevante për implementimin e standardeve të IPARD”, u shpreh Ministri Peci. 

Vlenë të theksohet se për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027 është e para, dhe se kësaj strategjie i ka paraprirë edhe një analizë sektoriale për disa nga sektorët kryesorë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, si sektori i bimëve, blegtoria dhe diversifikimi rural dhe zhvillimi i ekonomisë rurale, andaj MBPZHR përmes kësaj strategjie tanimë i ka të qarta objektivat e saj që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2022

-  Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale dhe projektligjin për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën më temë “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  do të shënojë Janarin e Përflakur më çrast do të mbahet tribunë e hapur në të cilën do të ketë dy ligjërata "Flakadanët e lirisë" dhe Jusuf Gërvalla - Atdhetari dhe krijuesi. (Amfiteatrin i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)  

- Partia Socialdemokrate do të mbaj konferencë për media lidhur me projektligjin për inspektime të propozuar nga Qeveria e Kosovës. (Zyra e PSD-së, në rrugën Bajram Kelmendi, ora 13:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' mbahet akademie e Flakës 2022. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

 

- Në 40 vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, shkëlqesia e Tij, Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, organizon Akademinë Përkujtimore në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet ekspozita kolektive e artit pamor. (Galeria e qytetit të Gjilanit, ora 19:00)