24 Prill 2024

Përkrahja për bujqësit do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve

Prishtinë, 26 qershor - Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës mori pjesë në aktivitetin “Dita e Qershisë 2021”, organizim ky i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe Agrokosova Holding, i cili kishte për qëllim promovimin e produkteve vendore, konkretisht qershisë.

Ministri Faton Peci duke parë nga afër plantacionet e mbjella, si dhe shtandet në të cilat ishin ekspozuar frutet e qershisë u shpreh i kënaqur duke theksuar se përkrahja dhe mbështetja për të gjithë kultivuesit e kulturave bujqësore do të vazhdoj përmes granteve dhe subvencioneve, në mënyrë që të lehtësohet puna e tyre.

Në anën tjetër, kultivuesit e falënderuan ministrin Faton Peci për vizitën, angazhimin dhe mbështetjen e tij, e gjithashtu e njoftuan atë se mbështetja për këtë sektor është më se e nevojshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)