07 Shkurt 2023

Përfaqësuesit e bujqve dhe fermerëve do të jenë pjesë e hartimit të politikave bujqësore

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka takuar sot përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore të Kosovës, me të cilët ka diskutuar më hollësisht për të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe Programit të Zhvillimit Rural për vitin 2022.

Ministri Faton Peci, i njoftoi ata me ecurinë e fazave të hartimit të këtyre programeve, të cilat theksoi se planifikohet që të aprovohen gjatë muajit mars dhe me këtë rast ka shfrytëzuar rastin që përmes këtij takimi t’i njoftojë ata me kohë për të gjitha proceset e këtyre programeve, me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në momentin e shpalljes së thirrjeve për aplikim.

“Në Programin e Pagesave Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, kemi adresuar politika të përshtatshme bujqësore për të gjithë sektorët dhe aktivitetet bujqësore, për përkrahjen e të cilëve sivjet është rritur mbështetja financiare. Përmes rritjes së përkrahjes dhe politikave të duhura synojmë zhvillimin dhe avancimin e veprimtarive bujqësore të fermerëve në gjithë territorin e vendit tonë”, tha Ministri Peci, duke shtuar se prioritet kryesor dhe i vazhdueshëm do të jetë rritja e transparencës dhe realizimi me efikasitet i këtyre programeve mbështetëse.

Ministri Faton Peci, gjatë këtij takimi ritheksoi se akterët që përfaqësojnë interesat e bujqve dhe fermerëve do të jenë pjesë e hartimit të politikave bujqësore, duke shtuar se në vazhdimësi programet do të jenë rezultat i kërkesave dhe nevojave të sektorëve që mbështetë Ministria, e të cilët kanë potencial të lartë për zhvillimin ekonomik.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore vlerësuan bashkëpunimin, përkrahjen dhe gatishmërinë e Ministrit për përfshirjen e tyre në të gjitha fazat e hartimit të programeve dhe njëkohësisht e njoftuan atë për sfidat me të cilat po përballen në aktivitetet e tyre bujqësore.

Ndryshe, përfaqësuesit e Shoqatave Bujqësore kanë qenë pjesë e grupeve punuese për hartimin e këtyre programeve vjetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)