07 Maj 2021

OAK kërkon nga Ministri krijimin e strategjisë dhe përkrahje reale për bujqit

Prishtinë, 28 prill - Krijimi i produkteve strategjike, subvencionimi i produkteve bujqësore sipas sasisë dhe jo sipërfaqes,  ndryshim / plotësimi i udhëzimeve administrative të cilat afektojnë në bujqësi, kullota, turizëm dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve, institucionet të përkrahin më shumë prodhimin vendor, krijimi i një strategjie afatmesme dhe afatgjatë për bujqësinë, nevoja e finalizimit të Ligjit për Pyje dhe Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ishin disa nga çëshjet që u diskutuan në takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

OAK uroi Ministrin për detyrën, duke ofruar bashkëpunim profesional sa i përket sektorit që ai drejton. Tutje, Krasniqi theksoi rëndësinë e krijimit të produkteve strategjike bujqësore, duke pas parasysh që bujqësia është një ndër sektoret më me potencial për zhvillimin e vendit.  

Ndër të tjera, në këtë takim u shpalosën kërkesat e bizneseve të sektorit të bujqësisë, si kërkesë imediate për ndryshim në mënyrë që ti ofrohet përkrahja e duhur këtij sektori.  

Në këtë aspekt u theksua nevoja e bashkëpunimit në mes sektorit publik dhe atij privat në hartimin dhe koordinimin e strategjive dhe zhvillimin e politikave të përbashkëta sektoriale, në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Faton Peci falënderoi OAK-në për shpalosjen e kërkesave të detajizuara dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim duke theksuar se një pjesë e kërkesave janë edhe në strategjinë të cilën është caktuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)