26 Shtator 2021

Nis edicioni i 7-të i festivalit për promovimin e kulturave bujqësore AgroFesta

Prishtinë, 20 gusht - Në fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit ka nisur sot edicioni i 7-të i festivalit AgroFesta 2021, qëllimi i organizimit të kësaj feste është promovimi i kulturave bujqësore, respektivisht produkteve perimtare, që janë të shumta në Krushë të Madhe, festivali do të zgjas 3 ditë.

I pranishëm në ceremoninë hapëse të festivalit AgroFesta 2021, ishte edhe kryetari i komunës, Smajl Latifi me bashkëpunëtor, kryetarin e këshillit të fshatit Selami Hoti dhe fermer të fshatit Krushë e Madhe.

Në fjalimin e mbajtur para të pnaishmëve në ceremenonë e japjës së festivalit, kryetari Latifi ka thënë se:” Ky festival që i dedikohet perimekulturës, është bërë shumë i rëndësishëm, për të gjithë bujqit në Krushë të Madhe, Rahovec por edhe më gjerë. Tashmë është e ditur gjerësisht se çfarë veprimtarie e rëndësishme është bujqësia në komunën e Rahovecit, prandaj jo rastësisht festivale të tilla gjejnë nikoqirllëk në komunën tonë.

AgroFesta është bërë një prej mënyrave më të mira për ta promovuar kultivimin e perimtarisë, duke e konceptualizuar edhe dimensionin kulturor që e ka veprimtaria bujqësore në komunën tonë. Pra, bujqësia për rahovecasit është kulturë dhe mënyrë jetese.

Sot, jemi në Krushë të Madhe, në njërin prej fshatrave që unë i dua shumë. Krushjanët, me punën e tyre të palodhshme, kanë arritur që të jenë ndër prodhuesit më të njohur të perimeve në Rahovec dhe në të gjithë Kosovën.

Bujqit tanë fisnikë e ndjejnë lidhjen me tokat e kulturat bujqësore. Nuk e shohin vetëm produktin final, por edhe punën që bëhet me pasion dhe dashuri deri te vjelja e tij. Është inspiruese ta krijosh lidhjen me bujqësinë në një kohë si kjo e sotmja, kur bujqit përballen me kaq shumë probleme si: gjetja e tregut, fatkeqësitë natyrore e shtoja këtu edhe trendin e kohës që punon kundër bujqësisë si veprimtari.

Komuna e Rahovecit, ka qenë dhe është gjithmonë në mbështetje të bujqve tanë. I gjithë orientimi, por edhe programi ynë me projekte konkrete, është i prioretizuar kah bujqit. Nuk jemi kursyer asnjëherë që ta ndihmojmë secilin fermer, në të gjitha anët e Rahovecit.

Një përkushtim i tillë do të vazhdojë. Bujqit dhe bujqësinë do ta trajtojmë me prioritet, duke e ruajtur ekonominë, por njëkohësisht duke e ruajtur edhe kulturën tonë, që është e lidhur ngushtë me bujqësinë.

Unë i falënderoj dhe i përgëzoj vajzat e djemtë që e organizojnë këtë festival të përvitshëm. I inkurajoj që të mos ndalen as në vitet e ardhshme, ndërkohë që ua premtoj mbështetjen e pa-rezervë të Komunës së Rahovecit, siç e kemi bërë deri sot.

Të gjithë juve mysafirë të dashur, nga jashtë Rahovecit dhe juve rahovecas, ju dëshiroj të kaloni mirë në këto ditë me aktivitetet që janë përgatitur deri në detaje nga organizatorët për mysafirët. Për ditë t’gzueme, kalofshit sa më mirë në këtë festival”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)