06 Shkurt 2023

Nga Ministria e Bujqësisë kërkohet që të mos lihet anash sektori i prodhimit të mishit të pulës

Prishtinë, 11 prill - Kosova i plotëson kërkesat për mish pule vetëm 6 për qind!. Ndërsa ky sektor vazhdon të mbetet pa mbështetjen e duhur. Kështu ka thënë Gursel Arifi, pronar i një ferme të broilerve “Eko Sharri”, i cili në një letër publike ka kërkuar nga MBPZhR të ndihmohet ky sektor kur dihet se trendi i rritjes së importit çdo vit po rritet.

“Prodhimi i mishit të pulës apo rritja e broilerve në Kosovë deri me tani nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) nuk është përkrah me pagesa direkte. Për fat të keq edhe këtë vit në draft udhëzimin administrative qe është në diskutim publik nuk është paraparë të përkrahet ky sektor. Për çudi është i vetmi sektor ne bujqësi qe nuk përkrahet nga MBPZHR”, thekson Arifi.

Arifi shkruan se, në bazë të raporteve të Doganës së Republikës së Kosovës, në vitin 2020 është importuar mish pule në vlerë prej 38.9 milionë euro, në vitin 2021 është importuar mbi 51.5 milionë euro. Trendi i rritjes se importit të mishit të pulës është duke u rritur çdo vit. Janar – Mars 2022 është importuar rreth 13 milionë euro, në bazë të parashikimeve importi do të arrin mbi 60 milionë euro në vitin 2022. Kosova i plotëson kërkesat për mish pule vetëm 6 për qind.

Sipas tij këto shifra enorme të importit të mishit të pulës duhet të jenë alarm për institucionet tona që t’i rishikojnë politikat zhvillimore dhe të ju jepet prioritet sektorëve me potencial të zhvillimit.

“Si vend kemi potencial dhe njohuri për zhvillimin  e këtij sektori por vetëm duhet qe institucionet tona të punojnë në drejtim qe të përkrahen prodhuesit vendore. Shumica e vendeve e përkrahin këtë sektor me pagesa direkte. Si shembull Republika e Maqedonisë se Veriut e subvencionon këtë sektor me 0.7 euro për broiler/zog. Prandaj është momenti i fundit qe të rishikohet udhëzimi administrative për pagesa direkte dhe të merren në konsideratë rekomandimet e dhëna nga prodhuesit vendor”, thekson Arifi. /Kosova.info/

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2023

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të organizoj një aksion si reagim ndaj skandalit të fundit me vende të punës në Arsim dhe akuzave publike për shitjen e vendeve të punës. (Para Komunës së Prizrenit, ora 9:30)
    
- Ministria e Financave, Punëve dhe Transfereve lanson Platformën për Punësim të të rinjve ku pjesëmarrës do të jenë Kryeministri, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe Ministri, Hekuran Murati. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku në rend dite është Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 11:00)

- Kryesia e Parlamentit Studentor mban konferencë për media lidhur me organizimin e marshit kundër asociacionit. (Para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 11:00)

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Familjarëve të Personave të  Zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 12:00)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati vizitojnë ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. (Ndërmarrja "Liri", Prizren, ora 16:00)

 

- Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizojnë ceremoninë e nënshkrimit të Agjendës për Kontratën Sociale për Kryeqytetin që është zotim i përbashkët ndërmjet zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (SHFMU “Ismail Qemajli”, Bregu i Diellit, ora 19:00)