23 Janar 2022

Nënshkruhet Memorandumi për mbështetjen e shfrytëzimit të tokave

Prishtinë, 19 nëntor - Në hapësirën e hotelit “Solid” i cili gjendet në komunën e Therandës do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për projektin “Mbështetje e Mëtutjeshme e Shfrytëzimit të Tokave - EULUP”, ndërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ECLO), Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe Kuvendit Komunal të Therandës, Vitisë, Kaçanikut, Graçanicës, Burimit, Pejës dhe Prishtinës.

Çështjet kryesore me të cilat merret projekti janë: problemet e shfrytëzimit të tokës, bujqësia për ekzistencë, copëzimi i tokave, ndërtimi i pakontrolluar dhe ndotja e tokave bujqësore, etj.

Projektin “Mbështetje e Mëtutjeshme Shfrytëzimit të Tokave” e menaxhon ECLO dhe e implementon konzorciumi në përbërje të GFA Consulting Group GmbH (udhëheqëse), BVVG e Gjermanisë, DLG e Holandës dhe do të zgjasë 24 muaj, përkatësisht deri në shkurt të vitit 2012-të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 janar 2022

- Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” do të mbahet Festivali i dramës origjinale shqipe “Talia 2022”. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 18:00)