25 Maj 2022

Në vitin 2022 do të rritet përkrahja për bujqit dhe fermerët për 11 milionë euro

Prishtinë, 30 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mbajti konferencën përbyllëse për këtë vit kalendarik në të cilën pasqyroi sfidat me të cilat u përball Ministria, udhëheqjen e së cilës e mori në muajin mars të këtij viti, si dhe të arriturat e deritanishme, zhvillimet, gjendjen aktuale dhe planet për vitin e ardhshëm.

“Viti 2021 do të mbahet mend si një vit shumë sfidues, mirëpo sfidat janë ato të cilat e bëjnë secilin rrugëtim më atraktiv dhe frymëzues”, tha me këtë rast ministri Peci.

“Përvec se me pandeminë, jemi përballë me obligime financiare të trashëguara dhe mungesë të stafit si pasojë e aksioneve të organeve të rendit dhe ligjit. Për herë të parë kemi hartuar dhe miratuar Strategjinë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, po ashtu kemi hartuar dhe miratuar edhe Strategjinë për Pylltari 2022 – 2030."

"Në këtë vit që po lëmë pas, ndër të tjera kemi vendosur bujqit në rradhë të parë, duke bërë të mundur Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 me vlerë prej 24 milionë euro, kemi avancuar agjendën legjislative, e cila kishte ngecur që 9 vite, duke miratuar 25 projekt-ligje dhe kemi hartuar 5 koncept dokumente, si dhe kam marrë rreth 100 vendime e kam inicuar auditime dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë me organet e rendit dhe ligjit për t’i parandaluar keqpërdorimet në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë”, tha ai.

Gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, Ministri Faton Peci gjithashtu tha se përpos që kemi shlyer obligimet e viteve paraprake të cilat kapnin shumën me mbi 40 milionë Euro, gjatë kësaj periudhe të qeverisjes sime përkrahja për fermerët e Kosovës ka qenë me rreth 76 milionë Euro vetëm për këtë vit fiskal.

“Dhe ky është vetëm fillimi, pasi që në vitin 2022 do të rritet përkrahja për bujqit dhe fermerët për 11 milionë Euro duke mundësuar shpalljen e Programit të Pagesave Direkte dhe Programit për Zhvillim Rural në fillim të vitit të ri, për të vendosur një herë e mirë një nivel të koordinimit të politikave të frytshme bujqësore në dobi të përfituesve meritorë, si dhe do të vazhdojmë t’i drejtojmë politikat tona drejt përkrahjes së rendimentit për të gjitha kategoritë”, shtoi ministri Peci.

Sa i përket sektorit të pylltarisë, konkretisht pyllëzimit vjeshtor në të cilin aktivitet u mbollën gjithsej 773,321 fidanë, Ministri tha se në kudër të pyllëzimeve pranverore të vitit 2022, kjo shifër të rritet në mbi 1 milionë drunjë të rinj të mbjellur.

Ajo që pritet të realizohet gjatë vitit 2022, sipas ministrit të MBPZhR-së, Faton Peci është pasurimi i mëtejmë i politikave zhvillimore të cilat do të kenë në fokus zhvillimin e zonave rurale dhe shtimin e zinxhirit të vlerës, duke përkrahur në veçanti agro-turizmin dhe duke shtuar kapacitetet për pikat grumbullese si për pemë, gjithashtu edhe për perime.

"Gjithashtu, perveç 3 memorandumeve të bashkëpunimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Universitetit të Iowës të Shkencës dhe Teknologjisë, synojmë të ndërtojmë edhe të tjera ura bashkëpunimi me vendet e rajonit dhe Evropës me qëllim të avancimit të Agjendave të Përbashkëta Evropiane”, tha në përmbyllje të fjalimit të tij ministri i MBPZhR-së, Faton Peci.

Pasi përshëndet gazetarët për pjesëmarrje, ministri Faton Peci i inkurajoi ata që përmes këndvështrimit profesional ta trajtojnë dhe ta prioritizojnë sektorin e bujqësisë, pasi është një ndër sektorët më me potencial për zhvillim ekonomik të vendit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)


- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.  (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2022, nën udhëheqjen e Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon punëtorinë me organizatat e Shoqërisë Civile, me temën, “Bashkëpunimi me organizatat e Shoqërisë Civile në edukimin dhe informimin e votuesve në të ardhmen”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- EC Ma Ndryshe dhe Organizata e Personave me Distrofi Muskulore e Kosovës organizojnë aktivitetet që do të mbahen për nder të shënimit të ”Javës së Distrofisë 2022”. (Para Administratës Komunale në Prizren, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në varrezat e dëshmorëve: Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi. (Rahovec, ora 10:30)

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria që ishin pjesë e UÇK-së bëjnë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve në Gorozhup. (Gorozhup, ora 10:30)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në vendin e rënies së dëshmorit të kombit Bekim Sylka në Hamoc. (Hamoc, ora 11:00)

- Një grup i qytetarëve protestojnë për lejimin e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve të Trustit. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 12:00)  

- Oficerë të lartë nga Kroacia dhe Shqipëria marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Operacionit Shigjeta. (Majen e Pashtrikut, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e nderimit me çmimin “Honor Degree - Excellence Leadership Award” të dy personaliteteve të shquara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jim Xhema dhe  Christopher Hyland. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja finale Drita- Llapi. (Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 20:00)