04 Shkurt 2023

Në kuadër të pyllëzimeve mbillen 773,321 fidanë në gjithë vendin

Dragash, 22 prill – Institucionet vendore së bashku me partnerët e sektorit të pylltarisë, synojnë që të arrijnë shifrën e mbi një milion drunjëve të mbjellur brenda një viti. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, me ç’rast ka vizituar procesin e mbjelljes së 33 mijë fidanëve në Komunën e Dragashit. Procesi i mbjelljes së këtyre fidanëve është mundësuar nga Projekti i FAO-s në Kosovë, një partner i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci ka treguar së në kuadër të pyllëzimeve që realizon Agjencia e Pyjeve të Kosovës, deri më tani janë mbjellur 309.30 hektarë, përkatësisht 773,321 fidanë të drunjëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi tjetër planet andaj duhet të përkujdesemi që të mos shkaktojmë dëme aty ku mund të kontribuojmë në përmirësim të situatës. Me veprime të vogla por të herë pas hershme, mund t’i prekim çështjet klimatike dhe t’i adresojmë ato qoftë përmes politikave që mbrojnë bio-diversitetin, qoftë përmes aksioneve të rregullta të pyllëzimit”, ka thënë Ministri Peci.

Ndryshe, përmes Projektit të FAO-s janë në proces të pyllëzimit afro 50 hektarë me rreth 140 mijë fidanë në Komunën e Mitrovicës, Shtërpcës dhe Suharekës, krahas Komunës së Dragashit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)