29 Mars 2024

Ministria e Bujqësisë prezanton Master Planin e Ujitjes në Kosovë

Prishtinë, 19 janar - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) organizon sot ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP.

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP) i themeluar nga Banka Botërore dhe që zbatohet pëmes Ministrsë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural prezanton strategjinë kombëtare për ripërtëritjen e sistemit të ujitjes në të gjithë vendon tonë.

Në kuadër të këtij studimi janë bërë analiza dhe vlerësime të detajuara të potencialit të resurseve ujore dhe tokës bujqësore që ka vendi ynë për tu përdorur në sektorin e bujqësisë duke e finalizuar kështu strategjinë që sot quhet Master Plani i Ujitjes dhe Korniza Investuese për sektorin e ujitjes në Kosovë.

Master Plani jep pasqyrën reale se sa ujë kemi dhe sa tokë bujqësore mund të ujisim nëse e përdorim kapacitetin e plotë të ujit për ujitje.

Gjithashtu Plani pasqyron projektet prioritare ku do të duhet të punohet duke përfsihë këtu investimet e reja dhe ato të rehabilitimit të skemave eksistuese të ujitjes.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)