04 Shkurt 2023

Ministria e Bujqësisë nënshkruan Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022

Prishtinë, 4 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar sot Programin për Pagesa Direkte - Subvencione për vitin 2022, përmes të cilit do të ketë rritje të përkrahjes financiare për shumicën e kulturave bujqësore që mbështeten përmes këtij programi.

Ministri Peci ka treguar se përmes politikave bujqësore në kuadër të këtij programi, kanë ndërmarrë hapa konkret për t’ua lehtësuar fermerëve veprimtaritë bujqësore në përballjen me vështirësitë e krijuara nga zhvillimet e krijuara së fundi nga rritja e çmimeve të inputeve bujqësore, farërave dhe naftës.

“Sot nënshkrova Programin për Pagesa Direkte për vitin 2022, përmes të cilit kemi adresuar politika të duhura bujqësore. Në kuadër të këtij programi, rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore i jemi kundërpërgjigjur me rritje enorme të përkrahjes për bujqit tanë."

"Përkrahja do të jetë substanciale për shumicën e produkteve e posaçërisht për produktet strategjike për siguri kombëtare siç janë drithërat respektivisht gruri, mandej perimet, kulturat pemëtare e të tjera”, ka treguar Ministri Peci.

Gjatë javës së ardhshme, ai ka treguar se do të shpalosin në detaje të gjitha masat mbështetëse në kuadër të Programit dhe Pakon gjithëpërfshirëse të veprimeve qeveritare në mbështetje të sektorit të bujqësisë.

Ndërkaq, Programi për Zhvillim Rural për vitin 2022 / Grante, do të aprovohet pas dy jave.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)