07 Maj 2021

Ministria e Bujqësisë me vendime për masa mbrojtëse për prodhuesit bujqësor

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar tridhjetë e dy vendime (32), përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB).

Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi  përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Maj 2021

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me mbrojtësit e viktimave. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast publikon raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Propozim-vendimit e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit viziton Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve. (Strehimorja, Ulpianë, ora 10:45)
    
- KDI mban konferencë për medie ku do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit mbi transparencën e komunave të Kosovës në prokurim publik, për vitin 2020. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)
    
- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e përvjetorit të aprovimit të Konventës së Stambollit takohet me Njësitin Kundër Dhunës në Familje-Policia e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 11:45)
    
- Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do ta ndajë çmimin “Evropiani i Vitit 2021”, i cili jepet për të gjashtën herë radhazi nga BE-ja. (Shtëpia e Evropës, ora 13:00)