04 Shkurt 2023

Ministria e Bujqësisë mbulon 75% të vlerës së primit për sigurimet bujqësore

Prishtinë, 15 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes Programit të Pagesave Direkte gjatë vitit 2022 do të mbështesë fermerët për subvencionimin e primit të sigurimit bujqësor “indeks”, të cilët kultivojnë kulturën e mollës, qershisë, misrit, fasules, dardhës, specave, kumbullës, mjedrës, vishnjës, dredhëzës, arrës, rrushit, si dhe primin e sigurimit tradicional bujqësor për kulturën e mollës – pemishte intensive, specit – kultivimi intensiv, si dhe rrushit të verës.

MBPZhR-ja planifikon që Programin e Pagesave Direkte për vitin 2022 ta aprovojë në fund të muajit mars dhe me qëllim që fermerët të jenë të përgatitur për mënyrat dhe format e përkrahjes në kuadër të skemës së primit të sigurimit bujqësor i njofton të gjithë ata që i plotësojnë kriteret për subvencionim se mund të bëjnë blerjen e polisës së sigurimit bujqësor indeks dhe tradicional.

Blerja e këtyre polisave duhet të bëhet sipas kushteve të përcaktuara në dokumentet e produkteve të lartëpërmendura, sipas kushteve specifike të secilit produkt për llojin e sigurimit bujqësor të aprovuar nga MBPZhR-ja dhe sipas njoftimit që iu është bërë Kompanive të Sigurimit, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë shitjen e polisave të sigurimit bujqësor.

MBPZhR-së përmes politikave të duhura bujqësore në kuadër të Programit të Pagesave Direkte dhe njoftimeve me kohë për këto skema mbështetëse, synon realizimin sa më efektiv të masave mbështetëse për këtë vit.

Të gjithë fermerët e interesuar për të marrë informata shtesë në këtë drejtim, të kontaktojnë Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve që funksionon në kuadër të MBPZhR-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)