28 Mars 2024

Ministri Stavileci ka udhëtuar për në shtetin Slloven

Prishtinë, 20 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) Blerand Stavileci, ka udhëtuar për në shtetin Slloven, me ç’rast do të marrë pjesë në panairin bujqësor dhe ndërkombëtar të 48-in me radhë, i cili do të mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë.

Në këtë panair do të marrin pjesë edhe ministrat e Ministrive për Bujqësi të vendeve rajonale dhe më gjërë.

Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, për t’u njohur për së afërmi me strukturën organizative, përgjatë këtyre ditëve do të vizitojë edhe Agjensionin e Pagesave dhe Institutin për Bujqësi dhe Pylltari, të cilat veprojnë në kuadër të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ushqim në Slloveni, si dhe kompani të shumta, produktet e të cilave janë të pranishme në tregun kosovar.

Homologu slloven i ministrit Stavileci, Mr. Dejan Židan në një takim bilateral do të bëjë edhe prezantimin e projektit të binjakëzimit “Përgatitje për Zbatimin dhe Menaxhimin e Politikës së Zhvillimit Rural dhe Bujqësor në Kosovë”.

Ky projekt është i ndarë në 5 komponente dhe si qëllim të përgjithshëm ka lehtësimin dhe stimulimin e rritjes ekonomike në Kosovë, nëpërmjet ristrukturimit të sektorëve të bujqësisë, ushqimit, pylltarisë, duke zbatuar politika të reformuara të zhvillimit rural dhe bujqësor.

Në vazhdimësi, do të bëhen edhe prezantime lidhur me procesin e integrimeve në BE dhe shkëmbime përvojash mes shteteve, ku do të diskutohet për programet e zhvillimit rural që nga SAPARD (Special Accession Programme for Agriculture and Rural Development) deri tek periudha e pas aderimit në BE.

Hapja zyrtare e panairit “AGRA 2010” do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë Dr. Danilo Turk me datë 21 gusht 2010 dhe takimet bilaterale do të vazhdojnë deri më 22 gusht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)