07 Shkurt 2023

Ministri Peci vazhdon me vizitat e tij në terren

Prishtinë, 4 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci po vazhdon vizitat e tij në terren për të parë nga afër sukseset por edhe vështirësitë e sfidat e shumta që i ka sektori i bujqësisë, për të cilat me angazhimin e përditshëm po punojmë në tejkalimin e këtyre vështirësive.

Sot, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci qëndroi për vizitë tek fermeri Ferki Tupella nga fshati Kçiq i Komunës së Mitrovicës.

Ministri Peci e përgëzoi z. Tupella për punën dhe angazhimin e tij në fermë dhe u shpreh se bujqit si puna e tij e motivojnë për angazhim maksimal në përditshmërinë e tij si Ministër i Bujqësisë.

“Ferkiu, përpos që është sinonim i bujkut të vyer, ai mbartë virtytet më të larta njerëzore, e bujqve të tillë që jetojnë me djersën e ballit, ua zgjas dorën disa herë në javë gjatë vizitave në teren”, shtoi me këtë rast Ministri Peci.

Këto kohë kur siguria ushqimore është prioritet i secilit, bujqit si Ferkiu përmes punës së tyre, na mundësojnë ushqimin në baza ditore, disa herë në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)