29 Mars 2024

Ministri Peci takon afaristët bujqësor; dëgjon shqetësimet e tyre

Prishtinë, 23 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në tryezën e organizuar nga  Oda e Afarizmit të Kosovës në të cilën pjesëmarrës ishin edhe një numër i afaristëve bujqësor, blegtorë, përfaqësues nga Fakulteti i Bujqësisë, biznese si dhe përfaqsues të industrisë së agro-përpunimit.  

Në këtë bashkëbisedim u shpërfaqën shqetësimet me të cilat përballen dita-ditës prodhuesit vendorë ndërsa Ministri Faton Peci shprehu vullnetin dhe gadishmërinë që të lehtësojë barrierat me të cilat përballen këta të fundit.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes nëpër të gjitha fazat konsultative të procesit të hartimit të politikave programore, harmonizimit të legjislacionit si dhe avancimit të politikave të duhura sektoriale të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministri prezantoi shkurtimisht para të pranishmëve gjendjen e vështirë ekonomike dhe synimet për këtë mandat bashkë me objektivat që synon t’i arrijë si dhe theksoi se mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programeve dhe politikave mbështetëse për fermerët dhe prodhuesit vendor do të  vazhdojë, duke i kontribuar rritjes së cilësisë për të gjitha prodhimet vendore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)