03 Shkurt 2023

Ministri Peci takoi Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Prishtinë, 30 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot në takim Ambasadoren e parë të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, me të cilën ka biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Ministri po ashtu e njoftoi Ambasadoren më hollësisht për politikat e reja zhvillimore të këtij viti, në kuadër të të cilave ai theksoi se kanë zgjeruar masat përkrahëse për sektorin e bujqësisë, përmes të cilave synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të këtij sektori në vend.

Ndër tjerash, Ministri Peci e ka falënderuar Ambasadoren Ziv për përkrahjen që ky shtet i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, si dhe i ka vlerësuar lartë marrëdhëniet e reja diplomatike e bilatarale.

Gjithashtu, Ministri i shprehu vullnetin e tij që këto marrëdhënie t’i zgjerojnë edhe në sektorin e bujqësisë, përmes mundësisë së investimeve, studimeve e vizitave kërkimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)