12 Gusht 2022

Ministri Peci priti në takim njoftues Ambasadorin e Katarit

Prishtinë, 2 gusht – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci priti sot për një vizitë zyrtare njoftuese Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Ali Bin Hamad Al Marri me të cilin bashkëbiseduan për sektorin e bujqësisë në vend.

Ministri Peci dhe Ambasadori Al Marri diskutuan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve mike Kosovës dhe Katarit, si dhe për potencialin e zhvillimit të bujqësisë dhe mundësitë e investimeve të agrobizneseve të Katarit në vendin tonë.

Për fund, Ministri Faton Peci e falënderoi Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Al Marri për mbështetjen e vazhdueshme që Katari i ka dhënë Kosovës në shumë fusha, që nga vendosja e marrëdhënieve miqësore e diplomatike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)