28 Mars 2024

Ministri Peci prezanton potencialin bujqësor të Kosovës para prodhuesve gjermanë

Prishtinë, 8 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me përfaqësuesit e kompanive kosovare, të cilët eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në Gjermani, kanë vizituar kompaninë e frutave, perimeve dhe luleve “Langard” në Dyseldorf të këtij shteti.

Gjatë kësaj vizite, Ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë.

Me këtë rast, Ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim.

Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë.

Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3000 punëtorë, 3000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80.000 operatorë në Gjermani dhe në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)