07 Shkurt 2023

Ministri Peci prezanton mundësitë për investime në bujqësi në Panairin “Expo Dubai”

Dubai, 17 shtator - Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë dhe një ndër shtetet që ofron politika të favorshme financiare e bujqësore për investitorët e huaj në këtë sektor.

Këtë potencial e këto politika bujqësore të Kosovës i ka prezantuar Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, gjatë një fjalimi në Forumin e Biznesit në Panairin “Expo Dubai 2020”, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ministri Peci, duke prezantuar mundësitë për investime në sektorin e bujqësisë, tha se  cilësia e tokës bujqësore dhe klima e favorshme janë  një plus i madh krahas pozitës strategjike, e cila i mundëson Kosovës të jetë vendi kyç për eksport në tregun e Bashkimit Evropian.

“Sipas disa analizave të realizuara më herët, Kosova është një ndër vendet me potencial të lartë për zhvillim të sektorit të bujqësisë, si komponenta e dytë më e rëndësishme për zhvillim ekonomik."

"Kjo sepse Kosova ka një pozitë strategjike që e lejon dhe e lehtëson eksportin dhe njëherit posedon klimë të favorshme për kultivimin e një game të gjerë produktesh bujqësore."

"Jemi ithtarë të avancimit të sektorit të bujqësisë pasi që ky sektor është punëdhënësi më i madh në vend. Avantazh tjetër për investim në sektorin e bujqësisë është edhe mosha e re e popullsisë së Kosovës dhe fuqia e madhe punëtore”, ka thënë Ministri Peci.

Me këtë rast, ai ka prezantuar edhe politikat konkrete zhvillimore që janë duke i avancuar e përmes të cilave tha se synojnë ta avancojnë  sektorin e bujqësisë.

Duke i ftuar pjesëmarrësit në këtë forum që të investojnë në sektorin e bujqësisë në Kosovë, Ministri shprehu gatishmërinë e tij që gjatë qëndrimit të tij të iniciojë krijimin e bashkëpunimeve konkrete në këtë fushë edhe përmes rrugëve diplomatike.

Gjatë qëndrimit në Dubai, për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri Faton Peci është mirëpritur në Al Wasl, me ç’rast gjatë këtij takimi zyrtarë të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe përshëndetën Kosovën dhe popullin e saj dhe e uruan atë për Ditën e Pavarësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)