27 Janar 2023

Ministri Peci në takimin ministror në Gjermani

Berin, 5 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë pjesë sot në Takimin Ministror 2022 në Gjermani, i cili mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Dialogut të Politikave Bujqësore Gjermani-Ballkani Perëndimor, nën organizimin e Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë.

Gjatë këtij takimi Ministrat e Bujqësisë nga Ballkani Perëndimor kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vendet përkatëse.

Me këtë rast, në fjalimin e tij, Ministri Peci ka falënderuar Ministrin e Ministrisë Federale Gjermane të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir për thirrjen kundrejt liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri ka potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror me projekte të përbashkëta në mënyrë që Kosova, në mënyrë indirekte të jetë pjesë e mekanizmave zhvillimor të para-anëtarësimit.

Në anën tjetër, Sekretari Gjeneral i SWG-së, Boban Ilic gjatë diskutimit me Ministrat homologë të rrjetit rreth implementimit të Agjendës së Gjelbër, ka bërë thirrje që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të jenë sa më parë pjesë e IPARD, në mënyrë që bujqit e këtyre dy vendeve të jenë të barabartë me ata të vendeve të rajonit.

Gjatë këtij takimi, Ministri Peci i ka njoftuar pjesëmarrësit edhe për potencialin e sektorit bujqësor në Kosovë, si dhe me politikat zhvillimore për sektorin e bujqësisë.

“Duke qenë se gjendemi në një gjendje pothuajse të jashtëzakonshme, përveç hartimit të politikave që i kontribuojnë zhvillimit të sektorit të bujqësisë, na është dashur që të mendojmë edhe për ndihmën e drejtpërdrejtë ndaj bujqve tanë, pas rritjes së çmimeve të inputeve bujqësore, plehrave dhe naftës."

"Duke qenë së sektori i bujqësisë në Kosovë konsiderohet si potenciali i dytë për zhvillim ekonomik të vendit, ne gjatë këtij viti kemi adresuar politika të qarta dhe përmes programit të subvencioneve kemi të parapara rreth 50 milionë euro për mbështetjen e këtij sektori”, ka thënë Ministri Peci.

Ndër tjerash, ai ka treguar edhe për angazhimin e madh në aspektin e avancimit të legjislacionit, me ç’rast theksoi se në kuadër të këtyre aktiviteteve kanë miratuar Strategjinë Nacionale për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, në bazë të së cilës do të bazohen politikat zhvillimore për vitet e ardhshme me qëllim të avancimit të sektorit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)